Ndërlidhjet

Kërcënimi terrorist, Brukseli në gatishmëri


Bruksel

Bruksel

Brukseli mbetet në gjendje alarmi, pasi një operacion i madh policor, në lidhje me sulmet terroriste në Paris, është duke vazhduar.

Të martën, policia ka bastisur një apartament në lagjen Forest dhe ka qëlluar për vdekje një person të dyshuar, të armatosur me Kalashnikov.

Dy të dyshuar të tjerë besohet se janë në arrati.

I dyshuari i vdekur nuk është identifikuar ende.

Megjithatë, Zyra e Prokurorit e ka bërë të qartë se ai nuk është Salah Abdeslam, njëri nga sulmuesit e Parisit.

Nga sulmet terroriste në kryeqytetin e Francës, më 13 nëntor, kanë vdekur 130 persona.

Përgjegjësinë për këto sulme e ka marrë grupi militant Shteti Islamik (IS).

Në operacionin e së martës në Bruksel, ku ka marrë pjesë edhe policia franceze, janë plagosur edhe disa zyrtarë policorë.

XS
SM
MD
LG