Ndërlidhjet

logo-print

Së paku 15 të vrarë nga sulmi në Pakistan


Pakistan

Pakistan

Së paku 15 persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga shpërthimi i bombës në një autobus në qytetin Peshauar të Pakistanit.

Shpërthimi ka ndodhur në qarkun Sadar, derisa autobusi po merrte punëtorë qeveritarë.

Autoritetet kanë thënë se bomba, e vendosur brenda autobusit, është shpërthyer me telekomandë.

Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë ende asnjë grup, por Peshauari është shpesh shënjestër e talibanëve pakistanezë.

Rreth 30 persona janë pagosur në sulm dhe shumë prej tyre janë në gjendje kritike, kanë thënë autoritetet shëndetësore.

XS
SM
MD
LG