Ndërlidhjet

Turqia arreston tre akademikë për “propagandë terroriste”


Vendi ku ka ndodhur sulmi vetëvrasës në Ankara më 13 mars.
Vendi ku ka ndodhur sulmi vetëvrasës në Ankara më 13 mars.

Autoritetet turke kanë arrestuar tre akademikë nën akuzat për “propagandë terroriste".

Akademikët kanë lexuar publikisht një deklaratë që bën thirrje për fundin e operacioneve të sigurisë në juglindje të Turqisë, rajon i banuar me shumicë kurde.

Policia po ashtu ka ndaluar dhe marrë në pyetje një shtetas britanik.

Qeveria e Turqisë fajëson grupin militant Partia e Punëtorëve të Kurdistanit për sulmin vetëvrasës në Ankara më 13 mars, i cili ka lënë të vrarë 37 veta.

Përgjegjësinë për këtë sulm nuk e ka marrë ende asnjë grup.

Mbi 2,000 akademikë kanë nënshkruar një peticion në muajin janar, i cili kritikon veprimet e ushtrisë në juglindje.

Qindra civilë, forca të sigurisë dhe rebelë janë vrarë prejse konflikti me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit është rindezur në muajin korrik.

Peticioni ka zemëruar presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, i cili ka thënë se akademikët do të paguajnë çmimin për “tradhtinë” e tyre.

XS
SM
MD
LG