Ndërlidhjet

Obama kritikon retorikën vullgare në fushatën presidenciale


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.
Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, u ka bërë thirrje kandidatëve presidencialë, që synojnë ta zëvendësojnë atë, që të frenojnë shpërthimet vullgare dhe gjithnjë e më të dhunshme, gjatë fushatës së tyre.

“Kemi dëgjuar retorikë vullgare dhe përçarëse që prek gratë dhe pakicat”, ka thënë Obama.

“Bota i kushton vëmendje asaj që themi dhe asaj që bëjmë”, ka shtuar ai.

Duke mos përmendur asnjë kandidat me emër, Obama ka thënë se shumë ngjarje të fushatës janë shënuar me përleshje dhe përpjekje për të nënçmuar pikëpamjet e kundërshtarëve.

“Është një cikël që nuk është pasqyrim i saktë i Amerikës. Duhet të ndalojë. Kjo nuk është çështje e korrektësisë politike. Ka të bëjë më mënyrën se si sjellja gërryese mund të minojë demokracinë tonë, shoqërinë tonë dhe madje ekonominë tonë”, ka thënë Obama.

Zgjedhjet presidenciale në SHBA do të mbahen më 8 nëntor.

Obama ka shërbyer dy mandate.

Favoritë për ta zëvendësuar atë janë Hillary Clinton nga Partia Demokratike dhe Donald Trump nga Partia Republikane.

XS
SM
MD
LG