Ndërlidhjet

logo-print

Jolie: Ndihmoni refugjatët që ikin nga konflikti


Angelina Jolie

Angelina Jolie

E dërguara e posaçme e Komisionarit për Refugjatë të Kombeve të Bashkuara, Angelina Jolie, u ka bërë thirrje fuqive botërore që t’i japin fund luftës pesëvjeçare në Siri dhe të ndihmojnë miliona njerëz që kanë ikur nga konflikti.

“Lutja ime sot është për qeveritë në gjithë botën, që të tregojnë lidership, të analizojnë situatën dhe të kuptojnë saktësisht se çfarë mund të bëjnë vendet e tyre, sa refugjatë mund të ndihmojnë, në cilat komunitete dhe me cilin afat kohor; t’iu shpjegojnë qytetarëve të tyre dhe të adresojnë frikat e tyre”, ka thënë aktorja amerikane, Jolie, në një bisedë me agjencinë Reuters.

Ajo ka vizituar të martën një kamp refugjatësh në Luginën Beka në Liban.

Miliona refugjatë sirianë janë vendosur në Turqi, Liban dhe Jordani.

Evropa po ashtu po përballet me krizën më të rëndë me refugjatë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Javën e kaluar, vendet e Ballkanit kanë mbyllur kufijtë, duke bërë që mijëra refugjatë, të cilët kanë arritur nga Turqia në Greqi, të mbeten të bllokuar në qytetet greke.

XS
SM
MD
LG