Ndërlidhjet

Vrasësi Breivik ankohet për kafe të ftohtë, gota të plastikës…


Anders Behring Breivik
Anders Behring Breivik

Vrasësi norvegjez, Anders Behring Breivik, ka thënë përpara gjykatës se shteti ka bërë përjekje ta vrasë atë, duke e mbajtur pesë vjet në izolim.

Ekstremisti i krahut të djathtë ka paditur Qeverinë e Norvegjisë, duke u ankuar se kushtet e tij në burg shkelin të drejtat e njeriut, akuza këto që hidhen poshtë nga shteti.

Gjatë dëshmisë së tij, Breivik i ka thënë gjykatës se do të ishte më humane të vritej sesa të trajtohej si kafshë për pesë vjet.

Ai ka vrarë 77 njerëz në dy sulme në korrik të vitit 2011.

Ai fillimisht ka shpërthyer një bombë në qendër të Oslos dhe më pas ka shkuar në ishullin Utoja, ku ka qëlluar për vdekje dhjetëra të rinj.

Ankesat e Breivikut gjatë dëshmisë së tij kanë përfshirë: përdorimin e gotave të plastikës dhe pjatave të letrës, ushqime të përgatitura me mikrovalë, kafe të ftohtë, mohimin e së drejtës për të takuar miq nazistë dhe për t’u martuar me një të tillë, si dhe pengimin e botimit të dy librave të tij.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në Norvegji ka thënë se kushtet e Breivikut në burg janë “brenda kufijve” që parasheh konventa.

Qelia e tij në burgun Skien ka TV dhe kompjuter, por jo qasje në internet.

Breivik është paraqitur edhe dje në seancë dëgjimore, për herë të parë prejse është dënuar me 21 vjet burgim, në vitin 2012.

XS
SM
MD
LG