Ndërlidhjet

Musharrafit i hiqet ndalesa e udhëtimit


Ish-presidentin i Pakistanit, Pervez Musharraf.
Ish-presidentin i Pakistanit, Pervez Musharraf.

Gjykata Supreme e Pakistanit ka tërhequr një ndalesë udhëtimi për ish-presidentin e vendit, Pervez Musharraf.

Ndalesa, e cila ishte vënë në vitin 2013, është tërhequr sot nga një vendim i gjykatës.

Ish-udhëheqësi i ushtrisë ishte kthyer në Pakistan për të marrë pjesë në zgjedhjet e marsit të vitit 2013, por atij i ishte ndaluar kandidimi, dhe në vend të kësaj ai u përfshi në disa procese gjyqësore, përfshirë edhe akuzat për tradhëti.

Avokatët e Musharrafit thanë se ai ka nevojë të largohet nga vendi për një intervenim urgjent në kurriz, i cili nuk mund të kryhet në Pakistan.

Ish-presidenti i Pakistanit, tani 70 vjeçar, e kishte marrë pushtetin me grusht shtetin në vitin 1999, kur e kishte rrëzuar qeverinë e kryeministrit Nawaz Sharif.

Ai dha dorëheqje në vitin 2008 dhe u largua nga Pakistani.

XS
SM
MD
LG