Ndërlidhjet

Turqia thotë se luftëtarët kurdë përdorin armë ruse dhe amerikane


Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan gjatë një adresimi në Ankara, 16 mars 2016

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan gjatë një adresimi në Ankara, 16 mars 2016

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan thotë se armët amerikane edhe ruse po përfundojnë në duart e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, të cilën Turqia e konsideron si organizatë terroriste.

Erdogan gjithashtu ka refuzuar idenë e çfarëdo lloj forme të vetëqeverisjes së kurdëve në Turqi, gjatë një adresimi në Ankara.

Ai tha se armët e konfiskuara nga PKK (Partia e Punëtorëve të Kurdistanit), nga PYD (Partia e Unionin Demokratik Sirian), si dhe nga YPG (Njësitë për Mbrojtjen e qytetarëve Kurdë), vijnë nga Rusia dhe Perëndimi, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Uashingtoni gjithashtu e konsideron PKK-në si grup terrorist, por SHBA ka lidhje të forta taktike me YPG-në, të cilën Ankaraja e konsideron si degë të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit.

XS
SM
MD
LG