Ndërlidhjet

Papa Françesku shpreh keqardhjen për vuajtjet e migrantëve


Papa Françesku në Vatikan, 31 dhjetor 2015

Papa Françesku në Vatikan, 31 dhjetor 2015

Papa Françesku, duke folur sot para një audience në Vatikan, ka thënë se shumë migrantë këto ditë ndodhen në situata të vështira dhe larg shtëpive të tyre.

“Para syve, atyre ende u dalin shtëpitë e tyre të shkatërruara. Në zemrat e tyre, ata kanë frikë, dhe fatkeqësisht, shpesh, ata përballen me dhimbjen e humbjes së më të dashurve të tyre”, ka thënë Papa Françesku.

“Migrantët po vuajnë sot në qiell të hapur, pa ushqim. Ata nuk po mund të hyjnë brenda; nuk po ndihen të mirëseardhur. Më pëlqen shumë kur shoh se liderët dhe shtetet i hapin zemrat dhe dyert e tyre për migrantë”, ka shtuar ai.

Papa Françesku ka theksuar se migrantët janë aty ku janë, pasi shumë zemra e shumë dyer janë mbyllur për ta.

XS
SM
MD
LG