Ndërlidhjet

Obama: Merrick Garland nominohet për Gjykatën Supreme


Barack Obama duke e shpallur nominimin e gjyqtarit Merrick Garland

Barack Obama duke e shpallur nominimin e gjyqtarit Merrick Garland

Presidenti Barack Obama e ka nominuar gjyqtarin e një gjykate të apelit, Merrick Garland, për Gjykatën Supreme të Shteteve të Bashkuara.

“E kam selektuar të nominuarin, i cili është gjërësisht i pranuar, jo vetëm si njëra nga mendjet më të zgjuara juridike të Amerikës, por dikush që në punën e tij e sjell shpirtin e mirësjelljes, modestisë, integritetit dhe përsosmërisë”, tha sot presidenti Barack Obama në Uashington.

I konsideruar si i moderuar, Merrick Garland, 63 vjeçar, është shef i gjyqtarëve të një gjykate të apelit në Uashington dhe ish-prokuror.

Nëse konfirmohet, ai do ta zëvendësoj gjyqtarin konservator, Antonin Scalia, i cili ka vdekur muajin e kaluar.

Por, shumica republikane në Senat ka thënë se do ta bllokoj votimin ndaj çdo personi të nominuar nga presidenti Obama.

Republikanët insistojnë se pasi i ka mbetur më pak se një vit, nominimi do të duhej të bëhej nga pasardhësi i zotit Obama në Shtëpinë e Brardhë.

XS
SM
MD
LG