Ndërlidhjet

Shqipëria kërkon ndihmë nga Italia në rast të fluksit të migranëtve


Policia kufitare shqiptare sot duke kryer kontrollime në kufirin me Greqinë afër Gjirkoastrës në periudhën e shqetësimeve se migrantët mund ta vërshojnë Shqipërinë
Policia kufitare shqiptare sot duke kryer kontrollime në kufirin me Greqinë afër Gjirkoastrës në periudhën e shqetësimeve se migrantët mund ta vërshojnë Shqipërinë

Shqipëria po kërkon ndihmë nga Italia për të parandaluar që të mos vërshohet nga migrantët, të cilët synojnë gjithsesi të arrijnë në pjesën veriore të Evropës, ka thënë mbrëmë ministri i brendshëm i Shqipërisë, Saimir Tahiri.

“Shqipëria kërkon ndihmën e Italisë për forcimin e kontrollit të kufijve të saj dhe për tu marrë me probleme të ndryshme të sigurisë, nëse atje do të ketë fluks të migranëtve që nisen kah kufiri shqiptar”, tha zoti Tahiri në një konferencë për shtyp në Tiranë, dhe ka shtuar se se “Shqipëria nuk mund të ballafaqohet e vetmuar me valën e migrantëve”.

Shqipëria i frikësoshet fluksit të migrantëve, pasi Maqedonia e ka mbyllur kufirin e saj për migrantët që vijnë nga Greqia, që është vendi i parë i rrugës së refugjatëve për në Bashkimin Evropian nëpër Ballkan.

Ministri Tahiri tha se javën e ardhshme Shqipërinë do ta vizitoj ministri i brendshëm i Italisë, Angelino Alfano, për të biseduar lidhur me përgjigjjen e përbashkët në rast të fluksit masiv të migrantëve.

XS
SM
MD
LG