Ndërlidhjet

FIFA kërkon kthimin e miliona dollarëve të konfiskuar


Organizata ndërkombëtare e futbollit (FIFA) ka pranuar sot se kampionatet botërore u janë dhënë vendeve të ndryshme për organizim, në bazë të ryshfeteve, prandaj kjo organizatë kërkon që prokurorët e Shteteve të Bashkuara t’i kthejnë FIFA-s “dhjetëra miliona dollarë” të konfiskuar nga ish-zyrtarët e FIFA-s, që kishin marrë para të gatshme.

FIFA e ka dorëzuar një kërkesë prej 22 faqesh te Zyra e prokurorit amerikan në Nju Jork, me të cilën synohet kthimi i një pjese të madhe të më se 190 milionë dollarëve, që aktualisht u janë konfiskuar zyrtarëve të futbollit dhe atyre të marketingut, që e kanë pranuar fajësinë në këtë rast të korrupsionit, raporton agjencia AP nga Gjeneva.

Dhjetëra miliona dollarë me gjasë do të mbledhen nga autoritetet e Shteteve të Bashkuara, kur të paraqitet vendimi për dënim dhe nga dhjetëra zyrtarë të tjerë aktulaisht të akuzuar, por të cilët i kanë hedhur poshtë akuzat për ryshfet ose janë duke bërë betejë juridike kundër ekstradimit.

FIFA pretendon se është viktimë e individëve të korruptuar, përkundër kritikave të gjëra se marrja e ryshfetit ishte pjesë e pandashme e kulturës në presidencat e Joao Havelanges dhe Sepp Blatterit.

Zoti Blatter u detyrua të largohet nga zyra pas 17 vitesh, për shkak të skandalit aktual.

XS
SM
MD
LG