Ndërlidhjet

Uashington: Mbyllje e metros për shkak të kontrollit të sigurisë


Pamje e sistemit të metros në Uashington

Pamje e sistemit të metros në Uashington

Inspektorët e sigurisë janë shpërndarë sot nëpër metron në Uashington, derisa ky sistem është mbyllur për kontrolle të paprecedente.

Mbyllja e sotme e sistemit nëntokësor dhe e atij të lehtë hekurudhor, i njohur si metro, në Uashignton, ka shkaktuar rrëmujë, derisa miliona njerëz janë përpjekur të arrijnë në punë.

Kjo mbyllje e befasishme është shpallur dje, një ditë pasi një zjarr në kabllot e një stacioni të metros kanë shkaktuar çrregullime të gjëra në sistem.

Zyrtarët e urdhëruan mbylljen e metros prej mesnatës së dhe thanë se do të zgjatë së paku 29 orë.

Kjo mbyllje ka shkaktuar bllokada në trafik në shumë pjesë të këtij rajoni, megjithqë raportohet se ato nuk ishin aq të këqia sa pritej.

XS
SM
MD
LG