Ndërlidhjet

BE: Liderët diskutojnë për migrantët me Turqinë


Pamje e një kampi të migrantëve në Idomeni të Greqisë

Pamje e një kampi të migrantëve në Idomeni të Greqisë

Liderët e Bashkimit Evropian dhe të Turqisë do të takohen sot e nesër me qëllim të finalizimit të marrëveshjes për ndaljen e fluksit të mijëra migrantëve nëpër Detin Egje në Greqi.

Presidenti i Bashkimit Evropian, Donald Tusk, ka tërhequr vërejtjen se “ka ende shumë për tu bërë” për finalizimin e marrëveshjes gjatë samitit dyditësh në Bruksel, për çështjen e krizës së migrantëve.

Plani për të cilin diskutohet nga liderët e Bashkimit Evropian, përfshinë edhe pajtueshmërinë për “këmbimin” të migrantëve, që ishte propozuar nga kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu, para 10 ditësh.

Me këtë plan parashihet që në Turqi të kthehen të gjithë migrantët që kanë arritur në ishujt e Greqisë nëpër Turqi, ndërsa BE-ja do të merrte më tepër refugjatë nga Turqia.

Kjo ide është “ndërprerje e biznesit të kontrabandistëve” dhe për tu ofruar një alternativë azilkërkuesve, që nuk do ta rrezikonte jetën e tyre, kanë thënë zyrtarët.

XS
SM
MD
LG