Ndërlidhjet

SHBA: Të përmirësohet kundërshtimi i propagandës ruse dhe kineze


Anëtari i Senatit të SHBA-ve, Chris Murphy, i cili së bashku me republikanin, Rob Portman, e kanë paraqitur propozimlegjislacionin e ri

Anëtari i Senatit të SHBA-ve, Chris Murphy, i cili së bashku me republikanin, Rob Portman, e kanë paraqitur propozimlegjislacionin e ri

Një propozimlegjislacion i ri i paraqitur në Senatin e Shteteve të Bashkuara, synon përmirësimin e përpjekjeve amerikane për ta kundërshtuar “propagandën dhe dezinformimin” e përhapur nga Rusia, Kina dhe vendet e tjera.

Ky legjislacion i quajtur, Akti i Kundërshtimit të Luftës Informative i vitit 2016, është paraqitur për shkak të thirrjeve në rritje në Kongresin e Shteteve të Bashkuara dhe në shumë kryeqytete evropiane, për të bërë më tepër në luftën kundër fushatave të jashtme dezinformuese.

Rusia, veçanërisht, nëpërmjet portretimit të aksioneve të saj në Ukrainë dhe përgjatë periferisë së Bashkimit Evropian dhe NATO-s, i ka alarmuar ligjvënësit dhe politkbërësit në të dy anët e Atlantikut.

I sponzorizuar nga senatori republikan, Rob Portman, dhe ai demokrat, Chris Murphy, legjislacioni i ri amerikan, pos tjerash, parasheh krijimin e Qendrës për Analiza Informative dhe Përgjigje, për shqyrtimin e “përpjekjeve të qeverive të jashtme për luftë informative”.

XS
SM
MD
LG