Ndërlidhjet

Azerbajxhan: Është liruar gazetari i burgosur për tradhti


Pamje e kryeqytetit Baku në Azerbajxhan
Pamje e kryeqytetit Baku në Azerbajxhan

Një gjykatë në kryeqytetin Baku të Azerbajxhanit sot e ka liruar gazetarin, Rauf Mirqadirov, i cili ishte burgosur lidhur me akuza për tradhti në muajin dhjetor.

Gjykata e Apelit në Baku ia uli dënimin gazetarit Mirqadirov prej 6.5 burg në 5 vjet burgim me kusht. Gazetari është liruar menjëherë.

Ai ishte dënuar me burg më 28 dhjetor për shkak të akuzave se kishte spiunuar për Armeninë.

Mirqadirov dhe mbështetësit e tij kanë insistuar se rasti kundër tij ishte politikisht i motivuar.

Ky gazetar 54 vjeçar kishte punuar si korrespondent i gazetës në gjuhën ruse, Zerkalo, që botohej në Azerbajxhan.

Ai ishte arrestuar në Baku, pasi ishte deportuar nga Turqia në vitin 2014.

XS
SM
MD
LG