Ndërlidhjet

Një grup kurd e mori përgjegjësinë për sulmin në Ankara


Ekspertët mjekoligjorë duke punuar në skenën e sulmit vetëvrasës më 13 mars në Ankara
Ekspertët mjekoligjorë duke punuar në skenën e sulmit vetëvrasës më 13 mars në Ankara

Një grup i ndarë i Partisë Punëtore të Kurdistanit (PKK), që është e ndaluar në Turqi, e ka marrë përgjegjësinë për sulmin në Ankara, më 13 mars, nga i cili janë vrarë 37 vetë.

“Në mbrëmje të 13 marsit, është kryer një sulm vetëvrasës... në rrugët e kryeqytetit të republikës fashiste turke. Ne e marrim përgjegjësinë për sulm”, thuhet në deklaratën e Skifterëve të Lirë të Kurdistanit (TAK) të publikuar sot në faqen e tyre në Internet.

Ky grup tha se sulmi ishte përgjigje ndaj operacionit të sigurisë së forcave të Turqisë në pjesën juglindore, që dominohet nga kurdët.

XS
SM
MD
LG