Ndërlidhjet

Mitrovicë: Zjarrvënie dhe dëmtim i pronave


Pamje nga një pjesë e Mitrovicës

Pamje nga një pjesë e Mitrovicës

Një veturë ishte përfshirë nga zjarri mbrëmë vonë në Mitrovicë, ka njoftuar policia rajonale në këtë qytet. Pavarësisht nga zjarri, nuk raportohet për persona të lënduar.

Hetuesit e kanë “identifikuar një shishe me substancë koktej mollotovi, e cila ishte hedhur brenda në veturë”, thuhet në njoftim dhe theksohet se “dyshohet se persona të maskuar fillimisht e kishin thyer xhamin e veturës ku kishin hedhur koktej mollotovi”.

Policia thotë se po zhvillohen hetime për vepër penale “zjarrvënie”.

Po ashtu, natën vonë në Mitrovicë, në një parking të cilin e shfrytëzon misioni EULEX, është raportuar se katër vetura zyrtare të këtij misioni ishin dëmtuar.

XS
SM
MD
LG