Ndërlidhjet

logo-print

Siri: Kurdët e shpallën një rajon federal të ndarë në pjesën veriore


Pamje e ndryshimit urban dramatik të Sirisë para dhe gjatë luftës

Pamje e ndryshimit urban dramatik të Sirisë para dhe gjatë luftës

Liderët sirianë kurdë e kanë shpallur një rajon federal të ndarë në pjesën veriore të Sirisë, që me të shpejtë është kundërshtuar nga qeveria dhe një koalicion qeveritar.

Shpallja për rajon federal u bë sot pas takimit të liderëve kurdë, arabë dhe turkmenë, në qytetoin verior, Rmeilan.

Agjencia zyrtare e lajmeve e Sirisë raportoi se deklarata kurde “nuk ka bazë juridike” dhe paraqet “shkelje të unitetit territorial të Sirisë”

Koalicioni Kombëtar opozitar ka tërhequr vërejtjen kundër “çfarëdo përpjekjeje për formim të entiteteve, rajoneve ose administratave, që janë në kundërshtim me vullnetin e popullit sirian”.

Grupet e kurdëve sirianë thanë se këtë vendim e morën pasi ishin përjashtuar nga bisedimet për paqe në Siri, të ndërmjetësuara nga Kombet e Bashkuara në Gjenevë të Zvicrës, ndërmjet qeverisë së Sirisë dhe opozitës.

XS
SM
MD
LG