Ndërlidhjet

logo-print

Kremlini: Videoja e fushatës së Trumpit e demonizon Rusinë


Presidenti Putin gjatë një stërvitjeje të kombëtares së Rusisë në xhudo

Presidenti Putin gjatë një stërvitjeje të kombëtares së Rusisë në xhudo

Kremlini e ka kritikuar një video të publikuar në kuadër të fushatës së kandidatit udhëheqës republikan për president amerikan, Donald Trump, duke u ankuar se ajo e demonizon Rusinë.

Dmitry Peskov, zëdhënës i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, tha sot se “pozicioni ynë për këtë është negativ”.

“Është një sekret i njohur për ne se demonizimi i Rusisë dhe çdogjë lidhur me Rusinë, për fat të keq është shenjë e obligueshme e fushatës zgjedhore amerikane”, tha Peskov dhe ka shtuar se “ne do të dëshironim që procesi zgjedhor të vazhdoj pa video me aluzione të tilla për vendin tonë”.

Videoja e publikuar më 16 mars e paraqet zotin Putin duke e rrëzuar një rival në një duel të xhudos, e pastaj e ndërprerë dhe e tregon një foto të asaj që duket se është një militant i Shtetit Islamik. Mëtutje, në video radhitet fotografia e kandidates demokrate, Hillary Clinton, duke lehur si qen, qartas gjatë një paraqitjeje në të cilën ajo i kritikoi republikanët, dhe pastaj del përsëri fotografia e Putinit duke qeshur.

Në këtë video bëhet përpjekje të hedhet dyshim në aftësinë e zonjës Clinton për tu marrë me atë që në video cilësohet si “kundërshtarët më të ashpër” të Uashingtonit.

XS
SM
MD
LG