Ndërlidhjet

logo-print

KE: Muajin e ardhshëm propozohet liberalizim i vizave për Ukrainën


Petro Poroshenko në konferencën e sotme për shtyp në Bruksel

Petro Poroshenko në konferencën e sotme për shtyp në Bruksel

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, ka thënë se Ukraina i ka kryer reformat e domosdoshme, që Bashkimi Evropian muajin e ardhshëm të rekomandoj që shtetasit e Ukrainës të kenë të drejtë të udhëtojnë pa viza, sipas sistemit Schengen.

Gjatë vizitës së sotme në Bruksel, presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, i tha Radios Evropa e Lirë se ky është “një lajm shumë pozitiv”.

“Kjo është e arritur madhore për Ukrainën dhe jam absolutisht i sigurt se kjo është, po ashtu, e arritur e madhe për Bashkimin Evropian”, pasi paraqet fitore për të dy palët, tha Poroshenko.

Propozimi për lejimin e udhëtimit të lirë pa viza të shtetasve të Ukrainës duhet të miratohet nga Parlamenti Evropian dhe të 28 shtetet anëtare.

XS
SM
MD
LG