Ndërlidhjet

Policia thotë se deportimi i Bojken Abazit bazohet në Ligjin për të huajt


Ilustrim

Ilustrim

Policia e Kosovës, përmes një komunikate, ka sqaruar vendimin për deportimin në Shqipëri të Sekretarit për Marrëdhënie me Jashtë të Lëvizjes Vetëvendosjes, Bojken Abazi.

Aty thuhet se Abazi, shtetas i Republikës së Shqipërisë, është deportuar konform Ligjit për të huajt.

“Personi i larguar nga Kosova ka pasur pesë (5) raste të evidentuara, ku shumica prej tyre kanë qenë të mbyllura apo në raste të hapura në procedure të rregullt, për çka nuk ka pasur urdhër arrest e as letër rreshtim ndërkombëtar, apo ndonjë kërkesë të prokurorisë apo gjykatës për arrestim apo paraqitje para këtyre organeve”, thuhet në komunikatën e policisë.

Policia e Kosovës gjatë kësaj periudhe kohore të vitit 2016, deri me tani i ka larguar, dëbuar tetë (8) persona shtetas të Shqipërisë, të cilët kanë rënë në kundërshtim me ligjin për të huaj, respektivisht për qëndrim të pa ligjshëm në Republikën e Kosovës.

Deportimin e Abazit, Lëvizja Vetëvendosje e ka cilësuar si “kidnapim dhe dëbimi” dhe vendim të të motivuar politikisht nga qeveria dhe kryeministri i Kosovës.

XS
SM
MD
LG