Ndërlidhjet

Putin: Kemi përmbushur synimet në Siri


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se Kremlini ka arritur synimet e tij në Siri, me anë të sulmeve ajrore.

“Kemi bërë punë të madhe në forcimin e qeverisë legjitime të Sirisë dhe të shtetësisë së saj. Kemi forcuar forcat e armatosura të Sirisë. Ato, jo vetëm që janë në gjendje të frenojnë terrorizimin, por ato mund të zhvillojnë edhe ofensiva të suksesshme kundër tij. Ushtria siriane vazhdon të pastrojë vendin e saj nga grupet terroriste”, ka thënë Putin.

Komentet vijnë pak ditë pasi Putin ka urdhëruar forcat e armatosura ruse që të fillojnë tërheqjen nga Siria.

Putin, megjithatë, ka thënë se Moska do të mbajë forca të mjaftueshme në Siri për të vazhduar luftën kundër grupit Shteti Islamik dhe organizatave të tjera ekstremiste.

"Jam i sigurt se do të shohim suksese të reja dhe serioze në të ardhmen e afërt," ka thënë udhëheqësi rus.

Rusia ka kryer sulme ajrore në Siri qysh në shtator të vitit të kaluar.

XS
SM
MD
LG