Ndërlidhjet

Një degë e talibanëve afganë i bashkohet procesit për paqe


Ilustrim

Ilustrim

Një grup militant islamik, Hezb-e Islami, ka nisur bisedimet për paqe me Qeverinë e Afganistanit.

Përfaqësues të grupit janë shfaqur në një konferencë shtypi në Kabul me anëtarë të Këshillit të Lartë për Paqe, i cili mbikëqyr procesin e paqes në Afganistan.

Kreu i delegacionit të Hezb-e Islamit, Karim Amin, ka shfaqur shpresën se edhe lëvizjet e tjera që luftojnë forcat afgane, do të frymëzohen nga “sakrifica” e grupit të tij dhe do t’i bashkohen procesit për paqe.

Megjithatë, nuk është raportuar ende se grupi prej qindra luftëtarësh ka dorëzuar armët.

Hezb-e Islami, fraksion i talibanëve afganë, besohet se është aktiv në lindje të Afganistanit.

Talibanët, grupi kryesor militant në këtë vend, ditë më parë kanë refuzuar ftesën për t’iu bashkuar bisedimeve direkte me Qeverinë afgane.

XS
SM
MD
LG