Ndërlidhjet

Kriza me migrantë, BE pajtohet për ofertën për Turqinë


Bruksel, 17 mars 2016.

Bruksel, 17 mars 2016.

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian kanë rënë dakord për t’i ofruar Turqisë koncesione financiare dhe politike nëse ajo ndalon migrantët nga arritja në Greqi.

Pas bisedimeve në Bruksel, të cilat kanë përfunduar në orët e para të ditës së sotme, liderët evropianë i kanë dhënë presidentit të Këshillit të BE-së, Donald Tusk, mandatin për të përfunduar marrëveshjen me Turqinë.

Në bazë të kësaj marrëveshjeje, Turqia do të pranojë prapa të gjithë migrantët që kalojnë Detin Egje dhe arrijnë në Greqi.

Në këmbim, BE-ja do të marrë refugjatë sirianë direkt nga Turqia, do t’i sigurojë asaj 6 miliardë euro ndihma dhe do të përshpejtojë negociatat për anëtarësimin e Turqisë në BE dhe planet për liberalizimin e vizave.

Po sipas marrëveshjes, BE-ja, për çdo migrant të kthyer në Turqi, do të pranojë një refugjat sirian derisa numri i tyre të arrijë në 72,000.

Që nga janari i vitit 2015, mbi një milion migrantë dhe refugjatë kanë hyrë në BE, duke arritur në Greqi me anije nga Turqia.

Vetëm këtë vit, në BE kanë arritur mbi 132,000 veta.

Marrëveshja BE-Turqi pritet të finalizohet sot.

XS
SM
MD
LG