Ndërlidhjet

Musharraf ik nga Pakistani për “trajtim mjekësor”


Pervez Musharraf
Pervez Musharraf

Ish-sundimtari ushtarak i Pakistanit, Pervez Musharraf, është larguar nga Pakistani për trajtim mjekësor në Dubai.

Ky veprim vjen vetëm pak ditë pasi Gjykata Supreme i ka hequr ndalesën e udhëtimit.

Musharraf është kthyer në Pakistan në vitin 2013, nga mërgimi i vetimponuar, por, shumë shpejt, kundër tij janë ngritur akuza që lidhen me kohën e tij në pushtet.

Akuzat, pos tjerash, kanë të bëjnë me tradhtinë dhe vrasjen e ish-kryeministres pakistaneze, Benazir Bhutto.

Para se të largohej, Musharraf ka thënë se do të kthehet për t’u përballur me të gjitha rastet, edhe pse, sipas tij, ato janë të motivuara politikisht.

XS
SM
MD
LG