Ndërlidhjet

Njerëzit me autizëm vdesin më të rinj, thotë Autistica


Ilustrim

Ilustrim

Njerëzit me autizëm vdesin më herët se popullata e përgjithshme, shpesh nga epilepsia ose vetëvrasja, paralajmëron një organizatë bamirëse.

Duke cituar studimet e fundit të kryera në Suedi, organizata Autistica, me seli në Londër, e përshkruan problemin si një “krizë të madhe të fshehtë”.

Studimi, i publikuar në revistën British Journal of Psychiatry, thotë se njerëzit me autizëm vdesin mesatarisht 16 vjet më herët.

Studimi suedez ka analizuar të dhënat shëndetësore të 27,000 njerëzve të rritur me autizëm dhe ka përdorur 2.7 milionë njerëz si një mostër kontrolli për popullatën e përgjithshme.

Rreth një e katërta e njerëzve me autizëm flasin shumë pak ose fare, ndërsa, në bazë të statistikave, vetëm 15 përqind e tyre gjejnë punë me orar të plotë.

XS
SM
MD
LG