Ndërlidhjet

Ban: Muret nuk e zgjidhin krizën me migrantë në Evropë


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, ka thënë se ndërtimi i barrierave nuk do të zgjidhë krizën me migrantë.

Ban, në një intervistë për të përditshmen gjermane, Bild, ka thënë se “ndërtimi i mureve, diskriminimi i njerëzve ose kthimi i tyre prapa nuk janë përgjigje për problemin”.

Ban ka lavdëruar “udhëheqjen politike humane” të kancelares gjermane, Angela Merkel, dhe u ka bërë thirrje politikanëve të tjerë që të ndjekin shembullin e saj.

Gjermania, vitin e kaluar, ka pranuar mbi 1 milion azilkërkues.

Javën e kaluar, Austria dhe vendet e Ballkanit kanë mbyllur kufijtë, duke bërë që mijëra migrantë të mbeten të bllokuar në Greqi.

Ban nuk i ka komentuar spekulimet se Merkel mund të emërohet në postin e tij, kur mandati i tij i dytë të përfundojë më 31 dhjetor.

XS
SM
MD
LG