Ndërlidhjet

Kili do të heqë ndalimin e abortit, të vendosur nga Pinocheti


Ilustrim

Ilustrim

Dhoma e Ulët e Kongresit të Kilit ka miratuar një propozim, i cili heq ndalimin e abortit në rast të përdhunimit, kur ekziston rreziku shëndetësor për nënën ose kur fetusi nuk është i shëndetshëm.

Propozimi, i cili është dorëzuar nga qeveria e Michelle Bacheletit, duhet të miratohet edhe nga Senati për t’u bërë ligj.

Edhe pse është i banuar me shumicë të krishterë, Kili ka lejuar abortin deri në vitin 1989.

Por, kjo praktikë është ndaluar nga gjenerali Augusto Pinocheti gjatë sundimit të tij ushtarak.

Sondazhet e opinionit tregojnë se shumica e kileanëve pajtohen me propozimin.

Kili është njëri nga shtatë vendet e Amerikës Latine ku aborti është plotësisht i ndaluar.

Vendet e tjera janë: El Salvadori, Republika Domenikiane, Haiti, Hondurasi, Nikaragua dhe Surinami.

XS
SM
MD
LG