Ndërlidhjet

Rusia shpall të padëshirueshme organizatën e Madeleine Albrightit


Madeleine Albright
Madeleine Albright

Ministria e Drejtësisë e Rusisë ka futur një organizatë amerikane në listën e “organizatave të padëshirueshme”.

Ky vendim është marrë në bazë të një ligji, që thotë se Moska duhet të ndalojë organizatat e huaja që përdoren për të minuar sigurinë kombëtare të Rusisë.

Kritikët thonë se ligji, i miratuar në maj të vitit 2015, ngufat shoqërinë civile.

Instituti Kombëtar Demokratik është një organizatë jofitimprurëse që mbështet institucionet demokratike dhe shoqëritë civile në gjithë botën.

Ai është themeluar në vitin 1983 dhe udhëhiqet nga themeluesja e tij, ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në Rusi i ka shpallur të padëshirueshme aktivitetet e Institutit Kombëtar Demokratik më 10 mars.

Instituti në fjalë ka kritikuar vendimin duke thënë se “qëllim i vërtetë i ligjit rus është të izolojë tutje popullin rus”.

XS
SM
MD
LG