Ndërlidhjet

logo-print

Në Serbi arrestohen 46 veta të dyshuar për krim ekonomik


Ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq.

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq.

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, ka bërë të ditur se autoritetet e rendit atje kanë arrestuar 46 veta të dyshuar për krim ekonomik dhe shpëlarje të parave.

Në një konferencë për gazetarë, Stefanoviq ka thënë se të arrestuarit dyshohet se kanë dëmtuar buxhetin e Serbisë, të Vojvodinës dhe të disa komunave për shtatë milionë euro.

Stefanoviq ka thënë se në mesin e të arrestuarve janë 15 pjesëtarë të policisë së trafikut, një gjyqtar, një nëpunës i fondit pensional dhe një ish-futbollist.

Luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar është kusht për Serbinë për t’u përafruar me Bashkimin Evropian.

XS
SM
MD
LG