Ndërlidhjet

logo-print

Autoritetet çeke arrestojnë një mafioz rus


Ilustrim

Ilustrim

Një shtetas rus është arrestuar në Republikën Çeke nën dyshimet se udhëheq një grup të organizuar kriminal.

Policia çeke ka thënë të premten se shtetasi rus, i lindur në Gjeorgji më 1963, është arrestuar më 16 shkurt.

Zëdhënësi i policisë çeke, Pavel Hanak, ka thënë se një shoqërues i tij, shtetas armen, i lindur më 1983, është arrestuar po ashtu.

Dy personat deri më tash janë akuzuar për zhvatje.

Në deklaratën e policisë thuhet se grupi i organizuar kriminal përfshin shtetas armenë, gjeorgjianë, rusë due ukrainas.

XS
SM
MD
LG