Ndërlidhjet

Tusk: Marrëveshja e BE-së me Turqinë ishte “unanime”


Donald Tusk

Donald Tusk

Bashkimi Evropian dhe Turqia e kanë finalizuar marrëveshjen me të cilën synohet ndalja e fluksit të migrantëve për në Evropë.

Presidenti i Bashkimit Evropian, Donald Tusk, sot në rrjetin Twitter ka shkruar se marrëveshja ndërmjet kryeministrit të Turqisë, Ahmet Davutoglu, dhe 28 vendeve anëtare të BE-së në Bruksel, ishte “unanime”.

Sipas këtij plani, migrantët që arrijnë në Greqi do të dërgohen prapa në Turqi, nëse kërkesa e tyre për azil refuzohet.

Në këmbim, vendet e BE-së do t’i rivendosin mijëra migrantë sirianë që jetojnë në Turqi.

Presidentja e Lituanisë, Dalia Grybauskaite, tha se marrëveshja do të hyjë në fuqi më 20 mars, kur migrantët e parë pritet të kthehen nga Greqia në Turqi.

Kryeministri i Estonisë, Taavi Roivas, këtë marrëveshje e ka cilësuar si “ndryshim potencial i lojës”.

XS
SM
MD
LG