Ndërlidhjet

Raportet: Është zënë Salah Abdeslam


Pamje e pjesëtarëve të policisë speciale të Belgjikës gjatë një operacioni më 15 mars në Bruksel në ndjekje të Salah Abdeslamit
Pamje e pjesëtarëve të policisë speciale të Belgjikës gjatë një operacioni më 15 mars në Bruksel në ndjekje të Salah Abdeslamit

Personi më i kërkuar pas sulmeve në Paris në nëntor të vitit të kaluar, Salah Abdeslam, është arrestuar dhe plagosur gjatë të shtënave me policnë sot në Bruksel, kanë raportuar mediat e Belgjikës.

Pamjet televizive tregonin pjesëtarët e forcave të sigurisë me të veshura speciale, duke e ruajtur rrugën në Bruksel, ndërsa gazetarët në vendin e ngjarjes kanë rapoprtuar për tym të bardhë që dilte nga kulmi i një ndërtese.

Një zëdhënëse e policisë së Belgjikës i tha agjencisë Reuters se po zhvillohet një operacion, por nuk ka dhënë më tepër detaje.

Rrjeti televiziv amerikan, CNN, ka raportuar se Salah Abdeslam është zënë i gjallë gjatë të shtënave në Bruksel.

XS
SM
MD
LG