Ndërlidhjet

Davutoglu: Arritja e marrëveshjes Turqi – BE, “ditë historike”


Ahmet Davutoglu
Ahmet Davutoglu

Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu, ka vlerësuar se arritja e sotme e marrëveshjes ndërmjet Turqisë dhe Bashkimit Evropian për migrantët paraqet “ditë historike”.

“Ne sot e pamë se Turqia dhe Bashkimi Evropian e kanë qëllimin, sfidat dhe të ardhmen e njejtë”, tha Davutoglu në Bruksel.

Bashkimi Evropian dhe Turqia e kanë finalizuar marrëveshjen me të cilën synohet ndalja e fluksit të migrantëve për në Evropë.

Presidenti i Bashkimit Evropian, Donald Tusk, sot në rrjetin Twitter ka shkruar se marrëveshja ndërmjet kryeministrit të Turqisë, Ahmet Davutoglu, dhe 28 vendeve anëtare të BE-së në Bruksel, ishte “unanime”.

Sipas këtij plani, migrantët që arrijnë në Greqi do të dërgohen prapa në Turqi, nëse kërkesa e tyre për azil refuzohet.

XS
SM
MD
LG