Ndërlidhjet

logo-print

Princi Charles mbërrinë në Prishtinë


Princi Charles dhe Dukesha Camilla

Princi Charles dhe Dukesha Camilla

Në orët e mbrëmjes Princi britanik, Charles dhe Dukesha, Camilla kanë mbërrijtur në Prishtinë.

Me nderimet më të larta shtetërore, Princi Charles dhe Dukesha Camilla janë pritur në Aeroportin e Prishtinës nga presidentja Atifete Jahjaga dhe ambasadori i Britanisë në Prishtinë, Ruari O'Conell.

Të shtunën, çifti mbretëror pritet të zhvilloj takime në Kosovë me udhëheqësit më të lartë shtetëror si dhe të vizitoj disa qytete, përfshi edhe Prizrenin.

Vizita e çiftit mbretëror në Kosovë nuk është e para dhe se ajo kësaj radhe po realizohet në kuadër të një turneu në rajon.

XS
SM
MD
LG