Ndërlidhjet

Rrëzohet një aeroplan në Rusi, 62 të vdekur


Një zyrtare lokale duke folur me njërin nga familjarët e viktimave, 19 mars 2016

Një zyrtare lokale duke folur me njërin nga familjarët e viktimave, 19 mars 2016

Një avion pasagjerësh nga Dubai është rrëzuar dhe djegur përderisa po bënte përpjekje për t’u ulur në aeroportin në jug të qytetit rus të Rostov-on-Donit, duke lënë të vdekur më shumë se 60 njerëz.

Rrëzimi i aeroplanit ndodhi sot, në orët e hershme të mëngjesit, dhe zyrtarët e kanë identifikuar aeroplanin si Boeing 737-800, i cili po vinte nga Dubai.

Të gjithë personat në bord të aeroplanit, 66, prej të cilëve 55 pasagjerë dhe shtatë antëtarë të ekuipazhit, kanë mbetur të vdekur, njofton ministria lokale për Menaxhimin e Emergjencave.

Zyrtarët citohen të kenë thënë se shkaqet e mundshme të rrëzimit mund të lidhen me problemet teknike, gabimet e ekuipazhit, motin e keq, apo kombinimin e të trijave.

Një zyrtar lokal tha se terrorizmi “nuk besohet të ketë qenë akt i këtij rrëzimi, madje edhe nuk është fare opsion.”

Aviokompania FlyDubai e konfirmoi lajmin se të gjithë personat në bord kanë vdekur, përfshirë edhe katër fëmijë.

XS
SM
MD
LG