Ndërlidhjet

logo-print

Shpërthim në Stamboll, të paktën 2 të vrarë e 7 të lënduar


Nga vendi ku ndodhi shpërthimi, Stamboll, 19 mars 2016

Nga vendi ku ndodhi shpërthimi, Stamboll, 19 mars 2016

Një shpërthim ka ndodhur në Stamboll, duke lënë të vrarë të paktën dy njerëz dhe shtatë të tjerë të lënduar.

Shpërthimi i sotëm ka ndodhur në një zonë në qendër të qytetit, ku shfrytëzohet nga blerësit për të bërë pazare. CNN-i turk dhe agjencia lokale e lajmeve, Dogan, kanë raportuar se shpërthimi vjen si pasojë e një sulmi vetëvrasës.

Pamjet e televizioneve lokale kanë treguar helikopterët e policisë duke fluturuar mbi zonën, nga e cila janë larguar njerëzit.

Një shpërthim i një veture bombë më 13 mars në Ankara kishte lënë të vrarë 37 njerëz. Tri javë para atij shpërthimi, edhe një sulm i ngjashëm kishte lënë të vrarë 29 njerëz të tjerë. Për të dyja sulmet, përgjegjësinë e kishte marrë një grup që lidhet me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit.

XS
SM
MD
LG