Ndërlidhjet

Arrestohen 5 persona për vjedhje, shpëlarje të parasë dhe armëmbajtje pa leje


Ilustrim
Ilustrim

Policia e Kosovës njofton se Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, para dy ditësh, ka ndërmarrë një operacion policor në rajonin e Prizrenit, nën dyshimin e bazuar se disa persona janë duke kryer veprat penale: ‘mbajtje në pronësi të paautorizuar të armës’, ‘vjedhje e rëndë’ dhe ‘shpëlarje e parasë’.

Gjatë këtij operacion, Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar pesë persona.

Në njoftimin e Policisë thuhet se të arrestuarit dyshohet se në bashkëveprim organizonin shkëmbimin e një shume të parave, të raportuara si të vjedhura në shtete tjera.

Të dyshuarit janë arrestuar në një lokacion të Prizrenit, ku fillimisht janë shoqëruar në stacion policor, kurse me vendim të prokurorit kompetent janë dërguar në mbajtje për 48 orë, njofton Policia e Kosovës përmes një komunikate.

XS
SM
MD
LG