Ndërlidhjet

Dhjetëra të vrarë në qytetin Raka në Siri


Ilustrim
Ilustrim

Dhjetëra njerëz janë vrarë dhe lënduar sot gjatë një serie të sulmeve ajrore në qytetin Raka, në veri të Sirisë, njofton Grupi Vëzhgues Sirian për të Drejtat e Njeriut, me bazë në Britani të Madhe.

Në njoftim thuhet se në mesin e të vrarëve ka gra dhe fëmijë dhe se më shumë se 60 njerëz janë lënduar. Nuk janë dhënë hollësi nëse forcat ruse apo siriane i kanë kryer sulmet ajrore.

Armëpushimi në Siri hyri në fuqi para tri javësh, duke e ulur nivelin e dhunës, por jo edhe ndaljen e luftimeve, në një kohë kur bisedimet paqësore për Sirinë po vazhdojnë në Gjenevë.

Marrëveshja për armëpushim nuk e përfshin grupin terrorist Al-Qaeda dhe militantët e Shtetit Islamik, kryeqyteti i të cilëve, de facto, është Raka në Siri.

XS
SM
MD
LG