Ndërlidhjet

LDK reagon ndaj deklaratave të Haradinajt


Ilustrim

Ilustrim

Lidhja Demokratike e Kosovës reagon ndaj deklaratave të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili ka lëshuar deklarata etiketuese dhe shpifëse ndaj liderit të LDK-së, njëherësh kryeministër i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, thuhet në një reagim të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Lidhja Demokratike e Kosovës i bën thirrje zotit Haradinaj që të tërhiqet nga shpifjet dhe akuzat, gjuhë të cilën siç duket e ka mësuar së fundi gjatë partneritetit me grupet radikale të majta në kuadër të “koalicionit të molotoVëVe”, thuhet më tutje në komunikatë.

Më tutje, në reagimin e LDK-së thuhet se kjo parti i bën të qartë zotit Haradinaj se ai është njeriu i fundit që mund t’i shes moral në këto aspekte kujtdo në Kosovë, e aq më pak LDK-së.

LDK ka kërkuar nga Haradinaj të sqarojë prejardhjen e pasurisë së tij, apo, siç kanë thënë,aferën e fundit të privatizimit të qindra hektarëve tokë nëpër Kosovë.

“LDK-ja kërkon nga zoti Haradinaj dhe mësuesit e tij të rinj në opozitë që të heqin dorë nga sulmet e ulëta verbale e fizike, si mjete për të synuar marrjen e pushtetit”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e LDK-së.

XS
SM
MD
LG