Ndërlidhjet

logo-print

Dukesha Camilla takoi të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës


Dukesha Camilla

Dukesha Camilla

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, së bashku me Dukeshën e Cornwall-it, Camilla, takuan sot një grup të grave të mbijetuara të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Në një njoftim të presidencës thuhet se në këtë takim ishin të pranishme edhe disa OJQ të grave që ofrojnë shërbime për këtë kategori.

Presidentja Jahjaga shprehu mirënjohje për vëmendjen që po i kushton Dukesha e Cornwall-it kësaj plage të rëndë shoqërisë, si pasojë e luftës, duke dëgjuar historitë e grave të Kosovës, si një mesazh shumë i fuqishëm i mbështetjes për të gjitha të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Më tutje në njoftim thuhet se presidentja Jahjaga tha se dhuna seksuale është përdorur si mjet lufte në Kosovë për të cenuar dinjitetin e viktimave, për të ngjallur ndjenjën e frikës dhe të shtypjes, për të nxitur shpërnguljen dhe për të zhveshur një shoqëri të tërë nga vlerat e saj njerëzore.

“Dukesha e Cornwall-it tha se ka pasur rastin të dëgjojë histori të ngjashme edhe në vende të tjera të botës, por, në asnjë vend nuk ka dëgjuar histori kaq të dhimbshme dhe të tmerrshme të këtij krimi lufte.”

“Ajo do bëjë përpjekje që historitë e grave të Kosovës të dëgjohen edhe jashtë vendit, duke i inkurajuar ato që të ndajnë historitë e tyre për të thyer stigmën shoqërore e cila e mbulon këtë krim lufte”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e Presidencës.

XS
SM
MD
LG