Ndërlidhjet

Obama nis vizitën historike në Kubë


Ilustrim
Ilustrim

Presidenti amerikan, Barack Obama pritet të nis sot një vizitë historike në shtetin e Kubës.

Obama do të arrijë në Havana për një vizitë 48 orëshe, 15 muaj pasi ndërroi politikën amerikane gjysëm shekullore kundrejt Kubës, dhe filloi normalizimin e marrëdhënieve me ish-armikun e Luftës së Ftohtë.

Shtëpia e Bardhë tha se një udhëtim i tillë nga një president amerikan, që nga koha e revolucionit të Fidel Castros të vitit 1959, është një hap për jetë më të mirë për njerëzit e Kubës, të cilët e kanë ndjerë për shumë kohë embargon amerikane.

Obama do të takohet me presidentin Raul Castro, e po ashtu edhe me disidentët politik.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë janë të ndërgjegjshëm që Obama nuk do të mund t’i komentojë dallimet e thella dhe të vazhdueshme ndërmjet të dyja vendeve.

Edhepse presidenti punon në drejtim të lidhjeve më të mira, deklaratat e tij përkrah Castros dhe disidentëve do t’i shqyrtojnë sinjalet se sa fort do ta shtyejë ai qeverinë e Havanës për t’i përmbushur premtimet për reforma.

XS
SM
MD
LG