Ndërlidhjet

Liderët e Iranit me mendime të ndryshme për ekonominë dhe investimet e huaja


Lideri Suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei

Lideri Suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei

Dy liderët më të fuqishëm të Iranit kanë paraqitur sot pikëpamjet e tyre të ndryshme për ekonominë e vendit, në fjalimet e tyre gjatë shënimit të Norouz, Vitit të Ri Persik.

Lideri Suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei bëri thirrje për vetëmbështetje, përderisa presidenti Hassan Rohani tha se bashkëpunimi me vendet e tjera është çelësi i rritjes ekonomike të Iranit.

Khamenei tha se investimet e huaja do të ndihmojnë vetëm nëse përdoren për ta zhvilluar industrinë e brendshme të vendit.

Në një mesazh tjetër, të transmetuar menjëherë pas fjalimit të Khameneit, Rohani tha se “me bashkëpunim dhe angazhim brenda vendit, dhe një bashkëpunim konstruktiv me botën, ekonomia jonë do të lulëzojë dhe zhvillohet.”

Të gjitha sanksionet ndërkombëtare që lidhen me programin bërthamor të Iranit janë tërhequr në muajin janar, pas marrëveshjes historike ndërmjet Teheranit dhe fuqive të mëdha botërore, të arritur në korrik të vitit 2015.

XS
SM
MD
LG