Ndërlidhjet

Në Jemen, 35 luftëtarë të vrarë nga përplasjet mes grupeve


Ilustrim

Ilustrim

Raportohet se në Jemen 35 luftëtarë janë vrarë gjatë përplasjeve ndërmjet rebelëve shiitë dhe forcave proqeveritare në Taiz, qytetin e tretë më të madh të vendit.

Zyrtarët thonë se rebelët shiitë, të njohur si Huthis, po bënin përpjekje për të rimarrë pjesën perëndimore të qytetit, përderisa koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite lëshoi më shumë se dhjetë sulme ajrore, për ta parandaluar përparimin e tyre mëtutje.

Lufta civile në Jemen vë rebelët Huthi kundër luftëtarëve aleatë me qeverinë e njohur ndërkombëtarisht.

Një koalicion i udhëhequr nga Arabia Saudite nisi sulmet ajrore kundër luftëtarëve Huthi në mars të vitit 2015.

XS
SM
MD
LG