Ndërlidhjet

Në Rusi po kërkohen shkaqet e rrëzimit të aeroplanit


Ilustrim

Ilustrim

Hetuesit në jug të Rusisë po kërkojnë për shkaqet e mundshme të rrëzimit të një aeroplani pasagjerësh që po fluturonte nga Dubai, ku mbetën të vdekur 62 njerëz.

Aeroplani u rrëzuar dje, përderisa po përpiqej të ulej në një aeroport në qytetin jugor të Rusisë, Rostov-on-Donit.

Ministri rus i Transportit, Maxim Sokolov tha sot se punëtorët e emergjencave i kanë përfunduar operacionet e “kërkimit dhe shpëtimit” në atë zonë.

Hetuesit kanë konfirmuar se të gjithë 55 pasagjerët dhe 7 anëtarët e ekuipazhit kanë mbetur të vdekur.

XS
SM
MD
LG