Ndërlidhjet

logo-print

Të paktën 14 studentë të vdekur në Spanjë nga rrëzimi i autobusit


Ilustrim

Ilustrim

Të paktën 14 njerëz kanë mbetur të vdekur pasi një autobus që barte studentë universiteti është rrëzuar në orët e hershme të ditës së sotme në veri të Spanjës.

Autobusi, i cili po barte 56 pasagjerë, u rrëzua në një autorrugë ndërmjet Valencisë dhe Barcelonës.

Jordi Jane, një zëdhënës i provinës verilindore të Katalonisë, tha se punëtorët e shërbimit emergjent janë ende duke punuar në pastrimin e mbetjeve.

Studentët e universitetit, pjesë të programit Erasmus për shkëmbim të studentëve, kishin ndjekur një festival të fishekzjarreve në Valencia dhe po ktheheshin në Barcelonë.

Nga 43 studentë të lënduar, 30 prej tyre u dërguan menjëherë në spital.

Shkaku i aksidentit nuk është ende i qartë. Vozitësi, i cili i mbijetoi aksidentit, është dërguar për në stacionin lokal policor.

XS
SM
MD
LG