Ndërlidhjet

logo-print

Obama thotë se përfitimet nga marrëveshja me Iranin janë të “pamohueshme”


Presidenti amerikan, Barack Obama

Presidenti amerikan, Barack Obama

Presidenti amerikan, Barack Obama ka thënë se përfitimet nga marrëveshja bërthamore me Iranin janë “të pamohueshme”, edhepse mund të marrë kohë deri sa njerëzit të fillojnë e t’i shijojnë ato.

Ai tha se marrëveshja i mundëson Iranit ribashkim në ekonominë botërore, përmes rritjes së tregëtisë dhe investimeve, duke krijuar vende të reja të punës dhe mundësi për iranianët që t’i shesin produktet e tyre kudo në botë.

Obama tha se Shtetet e Bashkuara kanë ende ‘dallime të thella’ me Iranin, por theksoi faktin se vendet janë duke biseduar rregullisht për herë të parë pas disa dekadash, gjë që mund të ndihmojë në zbutjen e këtyre dallimeve.

Obama i dha këto komente gjatë adresimit të tij të përvitshëm, përmes një video mesazhi, me rastin e festës së Norouzit, Vitit të Ri Persik.

XS
SM
MD
LG