Ndërlidhjet

logo-print

Princi Harry viziton viktimat e tërmetit të Nepalit


Arkiv - Princi Harry

Arkiv - Princi Harry

Princi britanik, Harry ka vizituar një kamp në Nepal, ku ndodhen familjet që kanë mbetur pa shtëpi, si pasojë e tërmetit shkatërrues të vitit të kaluar.

Ai ka vizituar gjithashtu edhe pallatet dhe tempujt që ishin dëmtuar nga kjo katastrofë natyrore.

Gjatë ditës së dytë të vizitës së tij zyrtare pesë ditore në Nepal, prince Harry foli me familjet që jetojnë në kamp në Bhaktapur, në lindje të kryeqytetit Kathmandu, rreth kushteve të tyre të jetesës.

Më herët sot ai udhëtoi për në Patan, në jug të Kathmandus, për ta vizituar pallatin e qytetit, si dhe zonat përreth “Tempullit të Artë”.

Këto zona ishin dëmtuar rëndë gjatë tërmetit të prillit të vitit të kaluar, i cili la të vrarë gati 9 mijë njerëz dhe shkatërroi rreth 1 milion shtëpi.

Njerëzit po shpresojnë se vizita e princit do të tërheqë vëmendjen nga Nepali, i cili po lufton për t’u rimëkëmbur nga dëmet e katastrofës natyrore.

XS
SM
MD
LG