Ndërlidhjet

logo-print

Kryeministri Mustafa e pranon se vëllai i tij ka kërkuar azil


Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa tha sot se vëllai i tij ka kërkuar azil në Gjermani, pasi i ishte bashkuar fluksit të migrantëve kosovarë drejt Bashkimit Evropian, vitin e kaluar.

Konfirmimi erdhi pasi Insajderi.com raportoi të shtunën se Ragip Mustafa kishte kërkuar azil në një vend në jugperëndim të Gjermanisë, Rheinland-Pfalz, transmeton agjencia e lajmeve, AFP.

Sipas një dokumenti, të publikuar në këtë portal lajmesh, Mustafakishte aplikuar për azil më 24 qershor, vetëm disa ditë para se vëllai i tij, kryeministri Isa Mustafa, do të pritej nga kancelarja gjermane Angela Merkel, në Berlin.

“Është e vërtetë. Unë jam informuar pasi kjo kishte ndodhur...që ai kishte kërkuar azil jashtë vendit, në mënyrë që të kërkonte asistencë mjekësore për sëmundjen e rëndë, e cila nuk mund të shërohet në Kosovë”, ka shkruar Mustafa në faqen e tij në Facebook.

Mustafa ka thënë se vëllai i tij tash ndodhet në Kosovë dhe nuk gëzon shëndet të mirë.

XS
SM
MD
LG